Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies së Cagliarit dhe të Antiterrorizmit kanë finalizuar me sukses një operacion të madh anti-droge mes Italisë dhe Shqipërisë.
Përmes një informacioni paraprak, mediet italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ po vazhdon që në orët e para të mëngjesit, mes Sardenjës, Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Karabinierët mësohet se kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë por emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur.
Mbi të arrestuarit bien disa akuza si përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.
Kjo nuk është hera e parë kur shtetas Italianë dhe Shqiptarë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin apo janë pjesë e së njëjtës bandë dhe kryejnë përtej Adriatikut apo në të gjithë Europën trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Top Channel