Këtë të enjte i ftuar në Top Talk përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Aldo Bumçi Ish-Ministër dhe ish-Deputet i Partisë Demokratike.

Bumçi foli për rrugën që do të ndjekë Opozita për të larguar kryeministrin Rama si dhe për faktin nëse do të ketë apo jo një takim Rama-Basha me ndërhyrjen Ndërkombëtare. Për Bumçin, Rama duhet të largohet si Ish-Kryeministri Maqedonas, Gruevski.

“Ne kemi modelin e Maqedonisë dhe nuk besoj se Shqiptarët e Shqipërisë janë inferiorë ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë, janë inferiorë ndaj Maqedonasve, që atje të pranohet demokraci me rregulla të barabarta dhe këtu të mos pranohet. Ne nuk jemi inferiorë ndaj maqedonasve të pranojmë një demokraci tjetër. Aty u largua Gruevski, u bënë zgjedhje te lira dhe të ndershme”, u shpreh ish-deputeti.

Bumçi nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes nëse do të ulej apo jo Basha me Ramën nëse diçka të tillë do ta kërkonte faktori Ndërkombëtar. Ai devijoj duke thënë se Rama është zot i këtij vendi dhe se Kryeministri vendos për gjithçka.

“Edi Rama sot është zot i këtij vendi, më vjen keq ta them por Edi Rama sot është zot i këtij vendi. Pushteti i tij ka filluar të bjerë, por ky njeri sot ka arritur që të jete: Gjykatës Kushtetues, Prokuror i Përgjithshëm, ai që vendos për pronat e qytetarëve, gjithçka vendoset nga një person i vetëm”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA