Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Parlament dy ligje të tjera.
Në rastin e parë bëhet fjalë për ligjin “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave”, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, i miratuar më 20 qershor.
Në argumentimin e presidentit thuhet se “ky ligj, i paraqitur për shpallje, është një nisëm ligjore e nxituar, jo e plotë dhe fryma e këtij ligji shkon në kundërshtim me kuadrin ligjor aktual në fuqi.”
Argumentimi i plotë i Presidentit
Ligji tjetër i kthyer nga Meta është ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Argumentimi i plotë i Presidentit
Top Channel