“Exclusive” / Nga demonstrata e Shkodrës te revolta e Kavajës, korriku i ambasadave, arratisja e Kadaresë dhe Lëvizja e Dhjetorit, viti 1990 që rrëzoi diktaturën
Për të lënë pas sezonin negativ që mbylli në muajin Maj dhe për të mos luftuar më për qëndrimin por kupat Europiane, te Tirana po mendojnë më herët se skuadrat e tjera për të përmirësuar organikën.
Ekipi bardheblu prezantoi në një ditë të vetme 4 futbollistë që ngrenë nivelin e kryeqytetasve e bashkë me të pretendimet për Superioren.
Pas Bathës, Torasës dhe kalesë, me ngjyrat e klubit të Tiranës u vesh ish sulmuesi i Luftëtarit dhe një nga zbulimet e sezonit të kaluar, Dunga.
Sulmuesi nga Kenia shënoi 10 gola me fanelën e luftëtarit, dhe kandidohet si titullar te kryeqytetasit.
U prezantua gjithashtu ish mbrojtësi i përfaqësueses Shpresa, Kostandin Kariqi. Futbollisti 22-vjecar ka firmosur per dy vite si bardheblu,. Ai vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Volosit.
Tirana ka rikthyer në shtëpi dhe portierin Edvan Bakaj, pas një eksperience te Luftëtari. Mbrojtësi ekstrem ka luajtur më parë 3 sezone në kryeqytet.
Në të njëjtin rol, Tirana bëri një tjetër manovër që garanton të ardhmen me 20 vjeçarin Pano Qirko që ka spikatur me fanelën e Flamurtarit dhe nënshkroi për 3 sezone.
Top Channel