Një objekt i paidentifikuar u rrëzua në veri të Qipros, mëngjesin e kësaj të hëne. Mediet raportojnë se objekti dyshohet të ketë qenë një raketë. Fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Autoritetet Turke të Qipros së Veriut, e lidhën objektin me operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.
“Zyrtarët po studiojnë mbeturinat në vendin e rrëzimit të objektit të dyshimit”, tha Kudret Ozersay, ministri i jashtëm i Qipros Veriore, një shtet i shkëputur i njohur vetëm nga Turqia.
“Sipas informacionit që kam marrë nga burimet tona ushtarake, shkaku i aksidentit që ndodhi sonte nuk ishte … një helikopter ose një nga automjetet tona të ngjashme,” shkruante Ozersay në Twitter. “Ushtarët tanë, policia dhe zjarrfikësit po kryejnë inspektime dhe reagojnë.” Ai tha se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin.
Banorët i thanë medies qipriote se panë një dritë në qiell dhe se atëherë tre shpërthime me zë të lartë u dëgjuan për milje përreth.
“Zbulimet fillestare tregojnë se objekti që shkaktoi shpërthimin ishte një avion që mbante eksploziv ose një shpërthim të drejtpërdrejtë (raketa). Shkrimet dhe shenjat mbi mbeturinat do të na lejojnë të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodhi “, tha Ozersay.
Autoritetet ushtarake po përpiqen të konstatojnë nëse objekti është një mjet ushtarak apo raketë.
Top Channel