Pas shumë problemeve të konstatuara në të dhënat paraprake të publikuara nga KQZ-ja, ku shumë kryebashkiakë dolën fitues me numër votash në kuti shume herë më të lartë se numri total i votuesve, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.

Nëpërmjet një deklaratë për mediet, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha,  sqaroi se “ato janë informacione të marra me telefon nga komisionet e qendrave të votimit. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje, që do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit”.

Sipas saj, “në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuarm por pa pretenduar saktësi absolute”.

Deklarata e plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson të sqarojë se, sikundër është theksuar si nga zëdhënësja dhe drejtuesi i KQZ, të dhënat e pasqyruara nga KQZ në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme dhe që gjenden edhe në faqen online të institucionit, janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit.

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimtare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit.

Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit.

Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë.​

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA