
Drejtuesit e OSBE-së bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri. Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák dhe zyrtarë të tjerë shprehin keqardhjen për tensionin e vijueshëm politik në Shqipëri.
“OSBE-ja ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe i ka nxitur në mënyrë të përsëritur të gjithë aktorët relevantë të angazhohen në politika konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje. Tani, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të kaluar ngërçin aktual, të angazhohen në dialog pa parakushte dhe të sigurojnë që zgjedhjet e kësaj të diele të zhvillohen paqësisht. Ne i nxitim të gjithë aktorët të mbështetin shtetin e së drejtës, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse dhe të drejtat e njeriut, si dhe të shmangin dhunën; si autorët, ashtu edhe nxitësit e akteve të dhunshme do të jenë përgjegjës ligjërisht. Gjithashtu, në u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa përpjestimore”, thuhet në deklaratën e OSBE.
Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, pengon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit vlerësojnë përfaqësuesit e OSBE.
Deklarata e plotë:
“OSBE ka ndjekur nga afër ngjarjet dhe ka nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët relevantë që të angazhohen në një politikë konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë përmbajtje. Tani, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të thyer bllokimin aktual, për t’u angazhuar në dialog pa parakushte dhe për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve të dielën të jetë paqësor. Ne i nxitim të gjithë aktorët të mbështetin shtetin e së drejtës, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse dhe të drejtat e njeriut, si dhe të shmangin dhunën; si autorët, ashtu edhe nxitësit e akteve të dhunshme do të jenë përgjegjës ligjërisht. Gjithashtu, në u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa përpjestimore.
Duke pranuar të drejtën e shqiptarëve për mjete paqësore të protestës, OSBE dënon ashpër sulmet e fundit të dhunshme që synojnë organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në komunat anembanë Shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit. Të gjitha kontradiktat politike dhe administrative duhet të zgjidhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe proceset ligjore. Çdo përpjekje për të prishur procesin demokratik përmes veprimeve të dhunshme ndalon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit. Çdo shkelje ligjore lidhur me zgjedhjet, duke përfshirë blerjen e votave, shpërdorimin e burimeve publike dhe ushtrimin e presionit lidhur me zgjedhjet për punonjësit e sektorit publik, duhet të rezultojë me pasoja të përshtatshme ligjore. Duke pasur parasysh përparimin e vendit në fushat kryesore gjatë viteve të fundit, të shprehura me miratimin unanim nga të 56 vendet e tjera pjesëmarrëse për ofertën e Shqipërisë për të kryesuar OSBE-në në vitin 2020, ne jemi të bindur se Shqipëria do të jetë në gjendje të bëjë përparim nëse një ndjenjë e pjekur e përgjegjësisë lidhur me përparimi i vendit dhe reputacioni nxiten në vend.
Si gjithmonë, OSBE-ja është e gatshme – si përkrahës dhe mik – të punojë me institucionet kombëtare drejt avancimit të prioriteteve të vendit, në fund të fundit në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE do të mbështesë fuqishëm përpjekjet e riforcuara drejt reformës në vend, duke përfshirë edhe atë në lidhje me gjyqësorin, sipas kërkesave dhe aspiratave të popullit shqiptar “.
Top Channel