Shkon në plazh, por gjen vdekjen e moshuara
21/06/2019 10:19
Një e moshuar ka gjetur vdekjen në plazh mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 09:22, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se 71 vjeçarja L. R., ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Plazhi i Ri” në breg të detin, ku shtetësia L.R ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshëm hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Top Channel