Komisioni Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit Ervin Bushati për ndryshimet në Kodin e procedurës Penale për krimet zgjedhore. Deputeti socialist ka kërkuar ashpërsimin e Kodit Penal, duke shtuar se personi që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratike, do t’i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet. 

Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga  kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë., ku tha se nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral.

“Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament dhe se e gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi.  Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve! Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Këta të fundit nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha Kryeministri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel