Foto ilustruese

Policia e Korçës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 3, ku mbeti i plagosur rëndë një shtetas.

I kërkuari është shtetasi G.P, 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin D.M, 61 vjeç, banues në Korçë, duke e goditur këtë të fundit me mjet prerës, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

  Konflikti/ Plagoset një shtetas në qendër të Korçës

Njoftimi i plotë

Korçë

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 3, ku mbeti i plagosur rëndë një shtetas.

Në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit G.P, 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin D.M, 61 vjeç, banues në Korçë, duke e goditur këtë të fundit me mjet prerës, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA