Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparences, Ibrahimaj në Top Story: Vendosëm me Kryeministrin, do ulet akciza me 20% 20/03 01:13
Dy prej muzeve të Korçës kanë pezulluar aktivitetin e tyre pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmetet.
Muzeu Kombëtar i Arsimit dhe Muzeu Arkeologjik dy prej simboleve të qytetit të Korçës kanë pësuar dëmtime edhe si pasojë e gjendjes së amortizuar.
Pas verifikimeve nga Komisioni përkatës të dëmtimeve strukturale është rekomanduar pezullimi i aktivitetit deri në një vendim konkret nga ministria.
44 objekte mes të cilave muze, kisha, banesa karakteristike etj janë përfshirë në planin e verifikimeve edhe pse një pjesë prej tyre kanë pësuar dëmtime minimale.
Top Channel