Kampet verore në Elbasan, Qendrat i hapin për fëmijët që s’i përballojnë dot me para

14/06/2019 13:01

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen prindërit pas mbarimit të shkollës, është organizimi i orareve të fëmijëve në kohën që ata punojnë.

Përveç 10 apo 14 ditë plazh, pjesën tjetër të kohës fëmijët e kalojnë me gjyshërit. Në rastet kur një gjë e tillë lejohet, prindërit marrin fëmijët në punë. Koha e tyre nuk është aspak kreative dhe çlodhëse, por e mbyllur në ekranet e smartphone.

Në Elbasan organizatat jofitim-prurëse kanë filluar të krijojnë kampet verore. Këto kampe janë pa pagesë dhe të fokusuara kryesisht në kategoritë e familjeve në vështirësi social ekonomike.

Në kampin veror të qendrës A2B. Aktivitete këtu konsistojnë në kërcim, lojëra në natyrë, punë dore dhe diskutime mbi tema të ndryshme sociale dhe kulturore. Kapaciteti i kampeve këtu është rreth 200 fëmijë.

Po ashtu Kisha Katolike organizon një kamp veror, i cili zgjat dy javë në muajin korrik, por përsëri nevojiten më tepër angazhime të tilla që stina e verës për fëmijët të shndërrohet në kënaqësi dhe çlodhje dhe jo e mbyllur brenda mureve të shtëpisë.

Top Channel