Puntata e sotme e emisionit ‘E Diell’ në ‘Top Channel’ ka pasur të ftuar specialë një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar.
Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë bërë pjesë e intervistës ‘Këndi i së vërtetës’, por ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë, ku pyetjet provokuese ia drejtojnë moderatorët të ftuarve, këtë herë çifti i këngëtarëve ia kanë drejtuar njëri-tjetrit.
Ata kanë treguar se edhe pas 20 vitesh martesë, kimia dhe dashuria mund të vazhdojë të ekzistojë mes një çifti.
Një nga pyetjet ‘spec’ drejtuar Naimit nga Mihrija ishte: “Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?”.
I gjendur pak në siklet, këngëtari ia ka kthyer me humor duke i thënë: “Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu”.
Kaq është dashur që publiku dhe vetë të ftuarit të shpërthejnë në të qeshura. Ndër të tjera, Mihrija ka zbuluar se momenti i vetëm kur ka qarë ka qenë në kohët e vështira të luftës në Kosovë.
“Mbaj mend që mbështesja kokën në kraharorin e Naimit së bashku me djalin, Platorin e aty me kanë rrjedhur lotët e dhimbjes prej luftës” – ka rrëfyer e prekur këngëtarja.
Gjatë intervistës, Mihrija dhe Naimi janë vënë në provë nga “E Diell”. Ata janë ‘detyruar’ të kërcejnë për njëri-tjetrin në stile të veçanta kërcimi. Naimi një kërcim të stilit ‘hip-hop’, ndërsa Mihrija ‘belly dancing’. Po që ia dolën mbanë të dy në mënyrë perfekte!
Top Channel