09/01 10:41
Një studente 22-vjeçare ka bërë publike transformimin e saj pas 15 operacionesh të ndërmarra në pjesë të ndryshme të trupit të saj.
Andrea Ivanova, nga Bullgaria, ka ndërmarrë këto operacione në një afat kohor një vjeçar dhe e gjitha kjo për t’u dukur si kukulla Barbi.
Ajo shprehet se Barbi ka qenë kukulla e preferuar në fëmijërinë e saj dhe se gjithmonë ka ëndërruar që të dukej si ajo.
Shumë persona kanë paragjykuar këto ndryshime të Andreas, e cila herë pas here injekton acid hialuronik në buzët e saj sa herë që ato humbasin madhësinë.
Top Channel