Kur flisni apo dëgjoni për gijotinën, ndoshta mendoni se është përdorur si një formë e dënimit kapital dikur në mesjetë. Po sikur të themi se hera e fundit që u përdor në të vërtetë ishte në të njëjtin vit kur doli filmi Star Wars?

Po ju prezantojmë me një  listë të ngjarjeve historike që ndodhën në të njëjtën kohë dhe duke parë krahasimet e tyre mund të ndryshoni perceptimin mbi kohën. Do të zbuloni se çfarë kanë të përbashkët Marilyn Monroe dhe Mbretëresha Elizabet. Kontrolloni galerinë e mëposhtme!

FOTO GALERI
3/9
Princesha Diana dhe Nënë Tereza vdiqën në të njëjtin vit. Princesha Diana dhe Nënë Tereza vdiqën vetëm disa ditë larg, më 1997. Princesha Diana u vra në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht, ndërsa Nënë Tereza vdiq më 5 shtator për shkaqe shëndetësore. Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu vdiq në Indi dhe ndaj saj u zhvillua një funeral shtetëror nga qeveria indiane, në mirënjohje për shërbimin e saj ndaj të varfërve të të gjitha feve në vend.

Top Channel