Simone Inzaghi qëndron te Lazio, Marco Giampaolo shkon te Milani. Tashmë vendimi është marrë dhe për këtë janë të bindura mediat italiane që japin trajnerin aktual të Sampdorias si pasuesin e Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjve.

Simone Inzaghi ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Lazion deri në vitin 2021 me një rritje të ndjeshme të pagës, duke snobuar në një farë mënyre Milanin, pasi është bindur nga projektit i presidentit të bardhekaltërve Claudio Lotito.

Inzaghi ishte zgjedhja e parë nga Gazidis për stolin e Milanit, por duke qenë se ky i fundit, ka vendosur të qëndrojë te Lazio, atëherë në pole position për të marrë drejtimin e kuqezinjve kalon zgjedhja e dytë Marco Giampaolo.

Ky i fundit nuk pritet ta ketë shumë të vështirë lirimin nga Sampdoria pasi ia ka bërë të qartë presidentit Ferrero se dëshiron të largohet një vit para përfundimit të kontratës aktuale që skadon në 2020-ën. Nëse shkon te Milani, Giampaolo mund ta marrë me vete edhe dy yjet e Sampit, mbrojtësin Anderesen dhe mesfushorin Praet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA