“A do më lini ta drejtoj këtë Komision?”/ Manja i tërheq vërejtje Blushit, ndërpret mbledhjen pas përplasjes me Mziun
Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria është shumë pranë BE-së.
Gjatë fjalës së saj sot në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, tha se ka arritje të drejtpërdrejta, por edhe në fushën ekonomike.
“Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve. Shqipëria ka një ecuri konkrete drejt rrugës në BE. E ardhmja e Shqipërisë në BE po bëhet më e prekshme.
Ka arritje në sundimin e ligjit, veçanërisht krijimi dhe fuqizimi i institucioneve gjyqësore. Shqipëria ka ecur me kuadrin ligjor, me të drejtat e njeriut, edhe reformat ekonomike po ecin përpara. Ka ecuri, por edhe puna që duhet të vijojë është me rëndësi”, u shpreh ajo.
“Mesazhi është i qartë… Vazhdoni me këtë punë që po bëni, mbani fokus te rezultatet për qytetarët. Rrugëtimi europian i Shqipërisë e ka ndryshuar Shqipërinë në shumë aspekte. Detyra është që të vazhdojë”, tha ajo.
Top Channel