FSHF vijon me investimet në infrastrukturë, Stadiumi ‘Myslim Koçi’ në Gramsh po shkon drejt përfundimit
Portugalia arriti të fitojë ndaj Norvegjisë në javën e dytë të Nations League pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës i cili e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.
Ndeshja e fundit me kombëtare të cilën luzitani e nisi nga pankina ishte në shtator të 2024 ndaj Skocisë; në atë kohë, Cristiano Ronaldo hyri në fushë dhe shënoi golin e fitores 2-1 ndaj. Po kështu, në 234 ndeshje me përfaqësuesen e Portugalisë, ajo ndaj Norvegjisë është ndeshja e 8 zyrtare që Ronaldo e nisi nga pankina.
E dhëna e fundit është akoma edhe me e bujshme; herën e fundit që Ronaldo e ndoqi një ndeshje të plotë të Portugalisë ka qenë përpara 18 vitesh. Që nga ai moment kanë kaluar saktësisht 6678 ditë. Ishte 15 qershori i vitit 2008 në një ndeshje të Evropianint. Në atë kohë Portugalia humbi ndaj Zvicrës 2-0 por ishte kualifikuar për fazën e mëtejshme.
Kjo e dhënëën fakt përfshin vetëm ndeshjet zyrtare, po të përmendim edhe ndeshjet miqësore, atëherë sulmuesi i Al Nassr ka 90 minuta në pankinë edhe në qershor të 2024 në sfidën miqësore mes Portugalisë dhe Kroacisë.
Top Channel