Më i vjetër se Stounhenxh e se piramidat e Gizës, varri Njugrejnxh në Irlandë mban po aq mistere sa këto struktura të famshme.

Kompleksi i Njugrejnxhit është ndërtuar rreth 3200 vite para erës sonë. Megjithatë, njerëzit modernë e zbuluan vetëm në vitin 1699, kur një pronar toke donte të bënte gërmime për të nxjerrë gurë.

Bëhet fjalë për një strukturë rrethore, me një tunel prej guri brenda, dhe me dhoma anash.  Arkeologët  e kanë quajtur si “varr kalimi”.

Shumica e mbetjeve njerëzore janë trupa të djegur, dhe pranë tyre kanë gjetur sfera prej guri, në formë dekorimi, si dhe rruaza.

FOTO GALERI
6/6
Në disa gurë ka gdhendje kelte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA