Shpërblimi për alpinistët që ngjisin malin Everest është një pamje si askund tjetër, një panoramë e gjerë e Himalajeve nga pika më e lartë e planetit. Por, ata që kthejnë kokën pas mund të shohin edhe diçka tjetër: qindra alpinistë të tjerë.

Etapa finale e ngjitjes drejt majës po njeh një “rritje trafiku”, e nxitur kjo nga moti i mirë, me trajektoren e bllokuar nga një varg prej 250-300 alpinistësh në një korsi që ka shkaktuar vonesa prej rreth 3 orësh.

“Unë jam bllokuar në male më parë, por asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë njerëz në një lartësi të tillë”, thotë Nirmal Purja, një alpinist që ka fotografuar skenën. “Nëse moti do të kishte ndryshuar papritur – shkruante ai, – do të kishte qenë një katastrofë e vërtetë”.

Vargu i gjatë për të arritur majën i shton edhe më shumë rrezikshmërinë atij që është një nga malet më të vështira, duke rritur mundësinë e ngrirjes dhe mbarimit të oksigjenit. Të paktën dy alpinistë kanë humbur jetën pasi arritën majën të mërkurën, e të tjera viktima mund të kenë pasur si shkak vonesat.

Një amerikan 54-vjeçar vdiq pasi u asfiksua në mal, pas një ecjeje si jozakonisht të gjatë drejt majës. Ai po udhëtonte i shoqëruar nga sherpat lokale dhe u shemb përtokë papritur. Edhe një indiane vdiq po ashtu pasi po kthehej nga maja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA