“Dimri” rus në Ukrainë/ Doktrina e re e Putinit e zhvendos luftën në qytete dhe infrastrukturë, Zelensky përgjigjet me goditje të rafinerive
Policia në Spanjë ka kryer një operacion pastrimi në një kamp emigrantësh në bregdetin e Ceutës, ku dhjetëra mijëra kishin kaluar kufirin nga Maroku dy muaj më parë, tha qeveria spanjolle.
Më shumë se 72 mijë emigrantë kishin kaluar kufirin nga Maroku në Ceuta në fund të korrikut. Edhe pse shumica e tyre janë kthyer që atëherë, të paktën 10 mijë mbeten mbeten ende në zonën autonome spanjolle në Afrikën e Veriut, duke i sforcuar burimet e rajonit dhe duke nxitur tensione.
Spanish police on Sunday cleared a migrant camp on a beach in the North African enclave of Ceuta, where tens of thousands crossed the border from Morocco over two months ago, the Spanish government said. https://t.co/ivDMaNVQjc
— Reuters Africa (@ReutersAfrica) October 4, 2026
Policia i ka zhvendosur emigrantët nga plazhi Trampolin, ku rreth 3 mijë njerëz kanë jetuar në tenda dhe strehimore të improvizuara për dy muaj, në një strukturë të përkohshme ku ata do t’i nënshtrohen procedurave ligjore ose mund të kthehen në Marok, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme spanjolle për Reuters të hënën.
Top Channel