Policia ka arrestuar 1 shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Njoftimi
Vlorë
Policia ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti.
Në pranga 1 shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel