I quajtur “Stanford Doggo”, qeni-robot është një krijim aspak i zakonshëm i studentëve të robotikës në “Stanford University” në Kaliforni.

Roboti me katër këmbë mund të rrokulliset të ngrihet në ajër, e madje edhe të kërcejë së bashku me humanët. Ai është në gjendje që të ngrejë tre nga këmbët  e tij në ajër deri në gjysmë metër lartësi. Ky prodhim ka kushtuar rreth 3.000 dollarë dhe është krijuar me qëllimin që të riprodhohet përsëri në të ardhmen. Pas disa viteve këta robotë mund të kushtojnë qindra e mijëra dollarë pasi do të jenë edhe më të sofistikuar.

Më herët këta studentë kanë krijuar edhe robotë më të vegjël që kryenin veprime të caktuara por jo kaq të komplikuar sa “robo-dog”. Roboti në fjalë e ndjen edhe kur është jashtë pozicionit dhe përdor ‘burime virtuale’ t’u pozicionuar saktësisht. Krijuesit e këtij roboti thonë se thuajse të gjitha pjesët e nevojshme mund të blihen edhe online dhe roboti të riprodhohet edhe në kushte shtëpie, jo domosdoshmërisht në një laborator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA