Një “Bugatti Chiron”, i tëri me “Lego”, prezantohet në Danimarkë (Foto)

22/05/2019 12:09

Pas 8 muajsh projektim dhe 13.438 orësh punë, Bugatti Chiron e ndërtuar me “Lego”, me madhësi normale dhe funksionale në përsosmëri, ka mbërritur në shtëpinë e “Lego”-s në Billund, qytetin danez ku edhe ka lindur loja popullore.

Makina është ndërtuar pa përdorimin e ngjitësit dhe në të mund të qëndrojnë dy persona. Po ashtu, makina mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 20 km në orë, falë edhe përdorimit të baterive “Power Functions Lego”.

Supermakina lodër ka mbërritur kështu në shtëpinë e saj.

Shtëpia “Lego” është një hapësirë prej 12 mijë metrash katrorë, që mban një dyqan, 4 zona të dedikuara për lojën dhe një galeri, në të cilën rrëfehet historia e “Lego”-s dhe në të cilën janë ekspozuar krijime të realizuara nga fansat.

Tulla “Lego” në formën e saj aktuale është prodhuar në vitin 1958 dhe shtëpia e re “Lego” është hapur në vitin 2017.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA