Komuniteti i biznesit i beri apel klasës politike në Shqipëri që të normalizojë situatën politike dhe ekonomike në vend. Përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit bënë thirrje një zëri liderëve politikë që të gjejnë zgjidhje pa humbur kohë.
“Jemi këtu për t’u bërë thirrje të dyja krahëve të politikës që ta zgjidhin këtë krizë. Ne duam të bëhet si në biznes, ne nuk flasim sa do humbasim, ne flasim sa do fitojmë”, tha Luan Bregasi.
Zgjatja në kohë e krizës sipas shoqatave të biznesit rrit faturën për qytetarët dhe ekonominë.
“Në Shqipëria jo vetëm që ka rënë ndjeshëm qarkullimi tregtar, por ndërkohë është rritur frikshëm edhe informaliteti”, tha Nikolin Jaka.
Për momentin shenjat më të mëdha të krizës janë më të dukshme në sektorin e turizmit. Kryetari i Shoqatës se operatoreve turistikë, Enver Mehmeti tha se nëse zgjidhja nuk vjen deri në qershor pasojat do të jenë afatgjata.
Pas qershorit 2019, nëse Shqipëria, rikthehet në hartën e dyshimtë për të qenë destinacion turistik, do të na duhet një dekadë e tërë për ta rikthyer në nivelet që kemi”, tha Enver Mehmeti.
Ndërkohë lëkundjet te para sipas investitorëve po vërehen edhe në sektorët e fasonerisë dhe prodhimit që është i lidhur me eksportet ku po vihen ne pikëpytje kontratat.
Top Channel