Me mbi 194 shtete në botë, është e lehtë të mendosh se fjala “shtet” barazohet me një zonë masive toke, apo me një numër të madh njerëzish.

Por, disa vende janë aq të vegjël saqë qytetet brenda kombeve të tjera janë gjigantë krahasuar me to.

Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe më të vogël se 400 kilometra katrorë dhe gjenden kryesisht në Evropë, Karaibe dhe Paqësor.

10 vendet më të vegjël në botë mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1491.4 km², që është më e vogël se zona e qytetit të Hjustonit në Teksas (1625.2 km²).
Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto shtete të vegjël janë disa nga vendet më të pasura dhe më intriguese në botë.

Le të hedhim një vështrim në 10 vendet më të vegjël në botë sot:

FOTO GALERI
1/10
10. Malta - 316 km² - Malta është një shtet ishull dhe ndodhet në Detin Mesdhe. Republika e Maltës në të vërtetë përbëhet nga tre ishuj: Gozo, Comino dhe Malta, që është më i madhi nga tre. Ky vend i vogël ka një popullsi prej mbi 450,000 banorë, duke e bërë atë një nga vendet më popullsi më të dendur në botë. Të huaj nga e gjithë bota vijnë në Maltë për motin me diell, plazhe tërheqëse, histori të pasur dhe jetë të gjallë.

Top Channel