Këngëtarja nga Kosova Rita Ora u shpall si një nga muzikantët e ri më të pasur të Britanisë së Madhe këtë javë, duke siguruar një pasuri prej 18 milionë paund, sipas Times Rich List.

Rita Ora thuhet se ka humbur pak nga pasuria e saj sepse iu ka blerë prindërve një vilë në Kosovë.  Sipas The Sun, këngëtarja, 28-vjeçare, ka shpenzuar 1.5 milion paund për një banesë luksoze në Prishtinë.

Nëna e saj, Vera ndau një foto të shtëpisë së bukur në Instagram , ku shkroi: ‘Shtëpia është vendi ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër është kaq e rëndësishme për ne dhe fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm që të mund të vizitojnë qytetin tonë, Prishtinën”.

Një burim i tha faqes së internetit: “E gjithë familja e Ritës ka kontribuar në suksesin e saj dhe ajo dëshiron më shumë se çdo gjë që t’iu sigurojë atyre një jetë të rehatshme. Ajo është përjetësisht mirënjohëse që i kanë dhënë asaj një shans në jetë duke ikur nga Kosova gjatë kryengritjes politike dhe është e kënaqur që ata janë në gjendje të rrënjën atje”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA