Lojërat Olimpike Dimërore mbeten në kontinentin aziatik. Edicioni i radhës, ai i vitit 2022 do të zhvillohet në Pekin ku u mbajt edhe ceremonia për nisjen e numërimit mbrapsht 1000 ditë përpara nisjes së evenimentit.
Për Pekinin është diçka historike pasi bëhet i pari qytet në botë që organizon si Lojërat Olimpike Verore ashtu edhe ato dimërore
Gjithçka për këtë eveniment u zhvillua në mënyrë spektakolare ku nuk munguan këngët dhe kërcimet, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe autoritet zyrtare e jo vetëm.
I ftuar në eventin e organizuar në kryeqytetin kinez ishte edhe një delegacion i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar mes të cilëve edhe zv/presidenti Juan Antonio Samaranch Junior. Ndërkohë që ra në sy edhe prania e aktorit të njohur Jackie Chan.
Pekini që në 2008 priti edhe Lojërat Olimpike të atij viti, do të përdorë disa prej ambienteve të këtij evenimenti për Lojërat Dimërore që do të zhvillohen pas më pak se 2 vitesh.
Ndërkaq, kanë nisur edhe punimet për ndërtimin e ambienteve të reja të këtyre Olimpikeve ku përfshihet edhe një kompleks i skive alpine, punime të cilat përfundojnë brenda vitit
Top Channel