E pranishme në Prokurorinë për Krimet e Rënda pak kohë më parë për analizën vjetore, kryeprokurja e përkohshme Arta Marku deklaroi se kjo Prokurori ishte kthyer në “supermarket”.

E pyetur nga Eni Vasili në intervistën dhënë në “Open” mbrëmjen e kësaj të enjteje, Marku tha se me këtë nënkuptonte shitjen dhe blerjen e informacioneve. Por kush ia shiste kujt dhe çfarë përfitonte nga shitja?

“Kjo është më se e kuptueshme, s’ka nevojë ta detajoj. Tregun se ndaj dot nëse është politika apo…mos e përjashtoni edhe medien. Nga kushdo që e ka një interes për të pasur informacione”, tha Marku.

Në fakt, media ka interes të ketë informacion nga Prokuroria, sepse kjo është puna e saj dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u quajtur e paligjshme.

“Përgjegjësinë për rrjedhjen e informacioneve nga Prokuroria është e atij personi që e nxjerr dhe pikërisht për këtë ka një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor”, thotë më tej Marku.

Zonja Marku foli edhe për prokurorët e qortuar se për zvarritje hetimesh, mbajtje dosjesh të pahapura, hetime të paplota, e jo rastësisht të gjitha këto.

“U jam drejtuar disa prokurorëve dhe ata e dinë se për çfarë flas unë. Ka persona që po hetohen dhe kur të përfundojë hetimi do të ketë informacion edhe për publikun”, tha Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA