Arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë në afërsi të piramidave të famshme të Egjiptit, në Giza, afër Kajros.

Lajmi është konfirmuar nga ministria egjiptiane e antikiteteve. Varret prej druri të pikturuara me ngjyra të ndryshme dhe të dekoruara me statuja, janë mes thesareve të gjetura në sajtin 4500 vjeçar.

Artefaktet më të vjetra tregojnë se bëhet fjalë për një varr familjar nga dinastia e pestë – thonë autoritetet.

Por ndoshta, objekti më i çmuar është një statujë prej guri gëlqeror në varrin e të zotit të familjes.

Mendohet se varri i përket Behnui Ka, që kishte shtatë tituj, përfshi atë të gjykatësit dhe priftit dhe konsiderohej një Nui, një personalitet pranë faraonit Khafre.

Zyrtarët kanë gjetur edhe qefinë prej druri të pikturuar me hieroglive që datojnë që nga periudha më e hershme.

Egjipti po tenton të promovojë sajtet e tij arkeologjike për ti dhënë një shtysë turizmit që është dëmtuar rëndë që nga revolucioni i 2011.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA