Pasiguria ushqimore, eksperti: Personat e vënë në krye të institucioneve të sigurisë janë qoka, prandaj nuk funksionon kontrolli

30/04/2019 22:27

A janë shqiptarët të ekspozuar nga rreziku i asaj që konsumojnë? A është abuzimi me shportën ushqimore në “alert” dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi ndaj abuzimeve permanente?

Në Top Show, Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve bujqësore, deklaroi se “Ministria e Bujqësisë nuk po e pranon faktin dhe kjo do të thotë që nuk do të ndryshojë situata”.

“Po flasim për siguri ushqimore që na prek të gjithëve. Është hera e parë që një drejtuese e ministrisë thotë që numërimi i kafshëve nuk ka të bëjë me sigurinë. Ajo është gjëja e parë e sigurisë”, deklaroi Stafa.

“Kur flasim për sigurinë ushqimore, flasim për familjet tona. Personat që vihen në krye të institucioneve të sigurisë ushqimore janë qoka, prandaj nuk funksionon kontrolli. Është mungesë menaxhimi”, shtoi eksperti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA