Tani është 15 vjeç, por kur ishte 12, Mustafai ishte dërguar në disa kampe të ISIS nga babai i tij.

Atje i kishin dhënë detyrën të ndihmonte me prerjen e kokave, duke bërë foto e duke hedhur trupat larg kampit.

Ai mban mend se si i ishte dridhur gjithë trupi kur kishte parë prerjen e parë të kokës, por kishte heshtur. Detyra e tij ishte vetëm që t’i bënte fotografi kufomës dhe kokës së prerë, për të vërtetuar që ishte kryer puna. Pastaj tërhiqte trupat e gjakosur që t’i zhduknin. Në total, Mustafai e kishte ndihmuar të atin me gjashtë prerje kokash.

Sot 15 vjeç, djaloshi e dha këtë intervistë të tmerrshme për median MEMRI, që vepron në Lindjen e Mesme. Ai tregon se babai i tij mbante dhe tri gra si skllave, të cilat ishin kapur nga fiset Jazidi, në Irak. Ato i mbante në shtëpi, vetëm për të pastruar.

Ndërsa të birin e merrte në luftime dhe e rrihte keq sa herë që shfaqte shenja frike. Këtij makthi, Mustafi i shpëtoi vetëm pasi u arrestuan në Al Tabka, vitin që shkoi. Sot jeton në një qendër rehabilitimi, ku ka nisur t’i shoh gjërat e tmerrshme që ka kaluar me një tjetër sy.

FOTO GALERI
1/5
Ai mban mend se si i ishte dridhur gjithë trupi kur kishte parë prerjen e parë të kokës, por kishte heshtur. Detyra e tij ishte vetëm që t’i bënte fotografi kufomës dhe kokës së prerë, për të vërtetuar që ishte kryer puna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA