Një 19-vjeçar i armatosur, i identifikuar si John Earnest, hapi zjarr në një sinagogë të Kalifornisë gjatë së shtunës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 3 të tjerë, përpara se të arrestohej nga policia në Poway, në veri të qytetit të San Diegos.

Në sinagogë po kremtohej mesha e Pashkës, kur agresori kreu aktin ekstrem. Policia ende nuk jep një motiv të ngjarjes, por presidenti Donald Trump nxitoi ta cilësonte sulmin si “një krim urrejtjeje”.

Sulmi në San Diego vjen ekzaktësisht 6 muaj pas të shtënave në Pittsburg, në tetor të vitit 2018, kur mbetën të vdekur 11 persona, në atë që u konsiderua asokohe si sulmi më i rëndë antisemit në historinë e viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarë policorë në San Diego janë shprehur për gazetarët se, hetuesit janë duke rishikuar aktivitetin në mediet sociale të të dyshuarit, ndërkohë që po ekzaminojnë edhe një “letër të hapur” antisemite të publikuar “online”.

Në këtë letër, të publikuar në një forum online disa orë përpara sulmit, autori – i vetidentifikuar si John Earnest, – thoshte se ishte frymëzuar nga sulmi në dy xhamitë e Christchurchit të muajit të kaluar, e po ashtu edhe nga të shtënat vdekjeprurëse në sinagogën “Pema e jetës” në Pittsburg.

Autoritetet thanë më vonë se Earnes ishte nën hetim edhe në lidhje me një zjarr të rënë në një xhami të zonës, muajin e kaluar.

“Gjatë të shtënave, 4 persona u plagosën dhe u transportuan për në spital, – tha sherifi i zonës. – Njëri prej tyre nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, ndërsa 3 të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA