Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim për 32 të akuzuarit, ulet dënimi për 10 prej tyre
Pas lajmit në emisionin investigativ Fiks Fare, në ekranin e Top Channel se në fshatin Kozare, kultivuesit përdornin kimikate të dëmshme, për rritjen dhe pjekjen përpara kohe të perimeve ka reaguar policia e Beratit.
Njoftimi
Pas transmetimit të bërë në televizionin “Top Channel”, në emisionin investigativ Fiks Fare, se në fshatin Kozare, kultivuesit përdornin kimikate të dëmshme, për rritjen dhe pjekjen përpara kohe të perimeve, filloi procedimi penal për shtetasit:
– G.S, 59 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë.
– A.R, 55 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve e mallrave industrialë dhe ushqimore”, parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal.
Top Channel