Paraditen e së premtes, dy kandidatura të tjera kanë dorëzuar dosjen për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Deri më tani zyrtarisht janë vetëm 3 kandidatë që garojnë për postin e Kryeprokurorit, i pari u regjistrua Olsian Çela, ndërkohë që këtë të premte prokurorja e Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, si edhe avokati Lulzim Alushaj kanë depozituar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kërkesën për të qenë pjesë e garës për Kryeprokurorin e vendit.

Me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre muajve pritet që Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme që prej dimrit të vitit 2017, të dorëzojë gjithashtu kandidaturën, duke dalë hapur me ambicien e saj për ta mbajtur karrigen e numrit një të akuzës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA