Një aksident ka ndodhur në aksin e Qafë Buallit-Klos në Bulqizë.

Deri më tani raportohet për 4 të plagosur.

Mësohet se prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe po i dërgojnë me helikopter drejt Tiranës.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin.

4 personat po udhëtonin në drejtim të Bulqizës pasi punonin në minierë në Zonën D.

Të plagosurit janë nga rrethi i Matit.

Bulqizë

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Bulqizë-Klos, shtetasi V.E, banues në Mat, duke drejtuar automjetin tip ‘Land Rover’, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar pasagjerët A.T, dhe M.L, të cilët janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, ndërsa shtetasi H.J së bashku me drejtuesin e mjetit po merrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA