Emisioni Ivestigativ Fiks Fare zbuloi një natë më parë sesi fermerët shqiptarë përdornin stimulantë dhe hormone për pjekjen para kohe të fruta-perimeve në zonën e Muzeqesë.

Shqetësimeve të ngritura, Ministria e Bujqësisë iu përgjigj duke thënë se produktet shqiptare janë të certifikuara nga vendet e Bashkimit Europian ku eksportohen.

Dhimo Kote, zëvendës ministër i Bujqësisë thotë se frutat dhe perimet e prodhuara në Shqipëri nuk dalin përpara sezonit të rajonit dhe se i njëjti produkt është i destinuar edhe në Shqipëri.

Gjithsesi pranohen se janë zbuluar raste të përdorimit e tepruar të stimulantëve dhe hormoneve, por nuk jemi në gjendje alarmi.

Zoti Kote thotë se ky proces funksionon kështu edhe në vendet e BE dhe se përdorimi më i zakonshëm i kimikateve lidhet me mos përdorimin e bletëve për pjalmimin e luleve.

Ndërkohë në investigimin e emisionit Fiks Fare tregoheshin qarte se si fermerët përdornin stimulantë për skuqje nga jashtë të fruta-perimeve.

Gjatë bisedës me një punonjës sere në Lushnje, “Fiks Fare” zbuloi se bima e shalqirit mund të vilej brenda 10 orëve me anë të ndërthurjeve të disa hormoneve bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA