Sot janë botuar fotot e para të vëllezërve që hynë në hotelet me 5-yje të Sri Lankës, ku vranë të pafajshëm që po hanin mëngjes.

Dy vëllezërit Inshaf dhe Ilham Ibrahim ishin bijtë e një milioneri vendas, tregtar erëzash. Ata ishin edukuar në shkolla private në vend, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi.

Njëri prej vëllezërve, Ishnafi, zotëronte një fabrikë bakri, dhe mendohet se aty janë fabrikuar edhe bombat.

Policia hyri për kontroll në vilën e tyre miliona-dollarëshe, pak orë pas sulmeve. Por gruaja e Inshafit e priti policinë duke hedhur veten në erë, duke vrarë edhe tre djemtë e saj dhe tre policë.

Sulmi i tyre shkaktoi 321 të vdekur, 45 prej të cilëve fëmijë, si dhe dëmton rëndë edhe Sri Lankën, e cila ka një ekonomi të brishtë dhe të varur shumë nga turizmi.

FOTO GALERI
3/10
Vëllezërit janë dy nga nëntë xhihadistët që realizuan sulmin, që në këtë foto kanë dalë me drejtuesin e tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA