ISIS ka postuar një foto ku thotë se duken gjashtë kamikazët që shkaktuan sulmet me bomba në Sri Lanka, dhe personi që organizoi planin, që po ashtu ishte i shtati terrorist.

Në foto duket ekstremisti i ISIS, Zahran Hashim, bashkë me shtatë personat që kryen masarën.

Këtë të hënë, qeveria e Sri Lankës tha se përgjegjës ishte një grup vendas, i quajtur “National Thoëheeth Jama’ath”, me ndihmën e xhihadistëve të tjerë të shpërndarë nëpër botë.

Sulmet me bomba shkaktuan 321 të vdekur dhe rreth 500 të plagosur, në tre kisha, katër hotele dh një bllok apartamentesh në Kolombo.

Mes të vdekurve janë dhe shumë amerikanë, tetë britanikë, tre danezë, dy turq, dhe nga një viktimë respektivisht nga Kina, Holanda  dhe Portugalia.

Sri Lanka është detyruar të bllokojë rrjetet shoqërore, që të mos shpërndahen informacione të gabuara, si dhe shtetrrethim, duke ndaluar daljen e njerëzve nga shtëpitë gjatë natës.

Deri tani policia ka arrestuar 40 të dyshuar.

FOTO GALERI
9/26
Sri Lanka është detyruar të bllokojë rrjetet shoqërore, që të mos shpërndahen informacione të gabuara, si dhe shtetrrethim, duke ndaluar daljen e njerëzve nga shtëpitë gjatë natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA