Kylian Mbappe shënoi tre gola në fitoren e mbrëmjes të së dielës ndaj Monaco, e cila siguroi edhe matematikisht titullin kampion të Ligue 1 për gjigantët e “Parce des Princes”.

Njëri nga golat e talentit 20-vjeçar ishte mahnitës, sepse u finalizua pas një kundërsulmi rrufe dhe një sprinti nga mesi i fushës, një distancë prej 50 metrash.

Pas ndeshjes, televizioni francez mbikqyri aksionin në fjalë dhe përllogariti shpejtësinë prej 38 km/orë të talentit francez, diçka e çmendur. Nëse do e jkrahasojmë me Sane, një nga lojtarët më të shpejtë të Premier Leagues, ai shpejtësinë maksimale që ka regjistruar është 35.48 km/orë, rekord i vendosur në sezonin e kaluar.

Ndërkohë shifrat e Mbapesë janë të denja për ta konsideruar si “njeriu i erës”. Usain Bolt, kampionin e shumëfishtë të Atletikës në garat e shpejtësisë, kur vendosi rekordin botëror të tij, 100 metra për 9.58 sekonda kishte arritur shpejtësinë maksimale 44.72 km/orë, ndërkohë që shpejtësia e tij mesatare në vrapime është 37.58 km/orë, një shifër më e ulët se goli i djeshëm i Kilian Mbappe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA