Jeta e kësaj vrasëseje, e cila është dënuar me burgim të përjetshëm, tani po tregohet në një dokumentar. Ajo quhet Joanna Dennehy, dhe është nga Britania e Madhe.

Në mars të vitit 2013, policia angleze gjeti trupat e tre burrave në gropa të ndryshme jashtë Piterborout, në Angli. Të tria vrasjet u kryen brenda 10 ditësh.

Njërit prej viktimave, të quajtur Kevin Li, Dennehy ia kishte hedhur kufomën pasi i kishte veshur një fustan të zi në pjesën e sipërme të trupit. Kjo bëri që të shpallej menjëherë si kriminelja më e rrezikshme e Britanisë dhe e Europës.

Ajo u kap pasi plagosi dy burra të tjerë, pak ditë pasi vrau tre viktimat, dhe pas dënimit u bë femra e dytë në Britani që merr dënim të përjetshëm.

Në vitin 2018, e burgosura tentoi bashkërisht vetëvrasjen me të dashurën e saj lesbike në burg, por pa sukses.

FOTO GALERI
9/12
Viktimën e tretë e hodhi të gjymtuar në një gropë, të zhveshur bel e poshtë, dhe mbi trup i kishte veshur një fustan të zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA