Ankand tek parlamenti: “1 mandat 300 mijë euro”
11/04/2019 10:26
Ndërkohë që zhvillohet seanca parlamentare, opozita nuk ka qëndruar duarkryq.
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë vendosur para parlamentit me pankarta e banderola kundër qeverisë.
Nuk mungonte edhe një stendë me mbishkrimin ‘parlamenti i krimit’, ku të rinjtë ‘shisnin’ mandate.
“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.
Kujtojmë se sot janë betuar tre deputetët e rinj në parlament nga listat e PD: Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi në Dibër, duke e çuar në 102 numrin e ligjvënësve në Kuvend.
Top Channel