Rush Hour është një nga komeditë aksion më të suksesshme të kinemasë amerikane, ndërsa arriti të gjenerojë rreth 244 milionë dollarë në premierën e tij, në Shtator të 1998-ës.

Për shkak të suksesit të madh, autorët e filmit sollën edhe dy episode të reja të tij, “Rush Hour 2” më 2001-shin dhe “Rush Hour 3” më 2007-ën, duke arkëtuar 849 milionë dollarë në total.

Por pas 12 vitesh nga filmi i fundit, është njoftuar se së shpejti do të nisin xhirimet për “Rush Hour 4”, ndërsa protagonistët do të jenë të njëjtët, Jackie Chan dhe Chris Tucker.

Këta të fundit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, treguan se së shpejti nis puna, ndërsa do të interpretojnë serish rolet e tyre si James Carter dhe Lee, në një skenar të shkruar nga ai i filmave të mëhershëm Ross LaManna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA