Peza, rreth 25 km larg Tiranës është një fshat i njohur jo vetëm për historinë, por edhe për bukuritë natyrore. Në fundjavë ajo shndërrohet në një destinacion turistik të preferuar të njerëzve.
Vitet e fundit Peza vizitohet jo vetëm nga familjarë, por edhe nga shkolla e institucione. Muze, restorante, barbeky, e lojëra me top apo njerëz që meditojnë në natyrë.
“Është kënaqësi. Unë vij prej dekadash këtu”, tregon një zotëri duke luajtur shah. “Unë vij për herë të pare, pasi me thanë fëmijët që kishin qenë ekskursion me shkollën. Këtu vij për tu arratisur, nga pluhuri, zhurmat, plehrat”, thotë një zonjë.
Të ndodhur përballë një fluksi makinash, personat që menaxhojnë Parkun e Pezës, kanë vendosur këtë porte të madhe në hyrje. Kështu që njerëzit para se të shijojnë natyrën e bukuritë, duhet të mendojnë edhe për një vendparkimi për automjetin.
Top Channel