Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit Minj të balsamosur janë mes artefakteve të zbuluara në një varr të dekoruar që është zbuluar së fundmi në qytetin egjiptian Sohag.
Minjtë dhe kafshët e tjera rrethonin dy trupa njerëzish, të balsamosur, dhe dhoma e varrimit mbante detaje të pikturuara të ceremonive të varrimit dhe njerëzve që punonin në fusha.
Ekspertët thonë se varri është më shumë se 2000-vjeçar dhe mendohet se i përket një zyrtari të lartë të quajtur Tutu dhe bashkëshortes së tij. Ai u zbulua në tetor, kur u kapën disa trafikantë që gërmonin ilegalisht për artefakte.
Mostafa Waziry, Sekretar i Përgjithshëm i Antikiteteve, tha: “Ky varr i mirëdekoruar është ende në gjendje perfekte edhe pse është më shumë se 2000-vjeçar. Kur ne filluam gërmimet gjetëm shumë fragmente, shumë objekte dhe më shumë se 50 kafshë dhe zogj të balsamosur”.
Ministria egjiptiane e Antikiteteve shpreson se zbulimi do të tërheqë vizitorë në qytetin e braktisur 390 km në jug të Kajros, afër lumit Nil. Që nga trazirat e vitit 2011, destabiliteti politik i vendit dhe pasiguria kanë goditur rëndë industrinë e turizmit. Dhe ministria shpreson që ky atraksion i ri të ndihmojë në kthimin e vizitorëve.
Top Channel