Shqiptari i kërkuar nga Interpol-i për llogari të autoriteteve shqiptare arrestohet në Itali. 40-vjeçari menjëherë pas shpalljes në kërkim nga policia shqiptare ishte arratisur nga vendi dhe prej kohësh jetonte në Brescello të Italisë.

Gjykata e Fierit kishte lëshuar ndaj tij një urdhër arresti në qershor të 2015. Shqiptari duhet të shlyejë një vit burg për vjedhje. Tashmë është dërguar në burgun e Reggios-s dhe pritet që të ekstradohet në Shqipëri.

Mediet fqinje raportojnë se 40-vjeçari, në maj 2013, duke përfituar nga puna e tij si roje nate, kishte vjedhur 230 litra naftë nga një pus i një kompanie shqiptare. Pasi u zbulua, ishte arratisur nga Shqipëria për të shmangur burgun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA