Në Lushnje për këtë vit ka patur një numër të konsiderueshëm vatrash zjarri.
Sipas shefit të zjarrfikësve në Lushnje, Fatmir Bozi, që nga janari ka patur rreth 60 vatra zjarri. Kryesisht, këto zjarre kanë qenë në dru futorë, më i fundit ishte të hënën, ku nga flakët u përfshinë një pjesë e varrezave të qyetit si dhe dhjetra hektarë dru frutorë në këtë zonë.
Edhe pse ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, fuqia e zjarrit ka qenë e papërballueshme nga dy mjete zjarrfikëse të qytetit.
Shkaqet për rënien e zjarreve janë të ndryshme, por nuk janë të pakta rastet që ka patur zjarrvënie të qëllimshme.
Për zjarrin e djeshëm, Policia e Lushnjes nisi hetimet dhe shoqëroi dy punonjës të varrezave publike të qytetit. Sipas burimeve policore, këta punonjës, pas patrimit të varrezave kanë vendosur t’i djegin ato çfarë kanë pastruar, por zjarri i ndihmuar edhe nga era u ka dalë jashtë kontrollit.
Top Channel