“Masakra e Tivarit”, ribotimi sjell dëshmi dhe fakte të reja

22/03/2019 10:08

Më 24 mars shënohet përvjetori i Masakrës së Tivarit, që konsiderohet si një nga plojat më të mëdha e të përgjakshme kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi realizuar nga pushteti komunist jugosllav në muajt mars dhe prill të vitit 1945.

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” i historianit Uran Butka, është një kontribut tjetër i rëndësishëm i tij në fushën e botimeve historike.

“Për të zbardhur këtë masakër nuk ishte e lehtë fillimisht përdora dokumentet e arkivit shtetëror të Shqipërisë, dhe mandej në botimin e fundit kam përdorur arkivat jugosllave, shumë të rëndësishme pa të cilat nuk mund të shkruhej ky libër. Dokumentet historike të Beogradit, dhe të PKJ, dokumente autentike rreth 1000 kopje që flasin për këtë masakër. Po kështu edhe nëpërmjet dokumenteve britanike, amerikane dhe arkivit shtetëror dhe arkivit të ushtrisë së Shqipërisë”, tregoi Uran Butka , historian.

Deri tani, është folur dhe shkruar në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është konsideruar për mungesa të dhënash  e dokumentesh por edhe për fshehje të së vërtetës, pjesëmarrja e pushtetit  komunist të Shqipërisë në këtë masakër.

“Masakrën e projektoi dhe e realizoi shteti komunist jugosllav, partia komuniste jugosllave nëpërmjet ushtrisë nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Për arsye se ata kërkonin të ripushtonin Kosovën që ishte e bashkuar atëherë, e bashkuar me Shqipërinë gjatë viteve të luftës. Dhe së dyti të bënin një spastrim të plotë etnik. U ndihmua nga qeveria shqiptare janë këtu dokumentet që i kam cituar: Luftoni pa mëshirë reaksionarët në të dy anët e kufirit”, tha Butka.

Për shkaktarët dhe realizuesit e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi as në Kosovë, Serbi dhe as në Shqipëri.

Kjo masakër u realizua në bashkëpunim me min e brendshme të Jugosllavisë dhe Shqipërisë që të futeshin forcat e brendshme… 1000 e ca veta u vranë në territorin shqiptar. 1560 u vranë në Tivar, dhe pastaj në tërë rrugëtimin që arriti shifra në 3447 të dokumentuara, njerëz të pafajshëm, përveç të tjerëve edhe të zhdukurve që mund të arrijë deri në 4000 veta’, u shpreh historiani.

Ky ribotim i plotësuar sjell dokumente dhe dëshmi të reja, që hedhin dritë mbi Masakrën e Tivarit duke publikuar për herë të parë edhe listat e të rekrutuarve që u keqpërdorën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA