Indianët kremtojnë festivalin e ngjyrave, simbolizon ardhjen e pranverës (Foto)

22/03/2019 19:23

Me mijëra indianë kanë kremtuar festivalin e Holit, ku të devotshmit shpërdanë petale lulesh, pluhur me ngjyra e parfum në rrugën që përshkoi procesioni me librin e shenjtë Sikh, i cili kalon përmes Tempullit të artë në Amritsar, ndërsa turma e mbledhur për ceremoninë, kërkon bekim.

India e pret Holin me shume dashuri dhe në çdo cep të vendit, njerëzit urojnë njëri-tjetrin dhe i bëjnë të tjerët pjesë të haresë së tyre, duke i spërkatur me pluhura shumëngjyrëshe e duke i ofruar embëlsira. Festivali shënon praktikisht fundin e dimrit dhe fillimit e pranverës.

Festivali i ngjyrave është një kohë gëzimi, por vjen edhe me një paralajmërim për personat me lëkurë delikate. Ata që mund të ndihen keq nga pluhurat me ngjyra, këshillohen të shmangin daljen nëpër rrugë.

Festivali i ngjyrave, përbën gjithashtu shansin për të pirë lirshëm Thandai, një lloj qumështi i përgatitur me bimën bhaang, e cila është derivat i kanabisit. Edhe pse ligjet indiane e ndalojnë marijuanën, bhaangu përbën përjashtim.

Ndonëse është traditë e hershme në Indi dhe Nepal, Holi kremtohet edhe në pjesë të tjera të Azisë, e për shkak të diasporës indiane, festohet dhe në disa vende perëndimore.

FOTO GALERI
4/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA