Dikush luan domino, një tjetër shah, dikush lexon dhe të tjerë vizatojnë. Por, kjo është mënyra që dhjetëra të moshuar të Elbasanit kanë zgjedhur për të mposhtur vetminë.

Të moshuarit e ditëve të sotme janë duke u përballur me plagën më të madhe të moshës së tyre, vetminë.

Ndryshimet e mëdha shoqërore, jeta dinamike dhe ndonjëherë prishja e familjes tradicionale ka bërë që shumë të moshuar të gjenden të braktisur.

Organizimet e tyre nëpër qendra, ushqimet, por mbi të gjitha aktivitetet janë parë si mënyra më e mirë për t’iu ardhur në ndihmë.

Përveç qendrave ditore, në Elbasan së fundmi është hapur edhe azili për moshën e tretë, kapaciteti i të cilit synon të zgjerohet për shkak të kërkesave të shumta nga të moshuar që kanë nevojë, jo aq shumë për një strehë sesa për shoqëri.

Top Channel